Sporti

Është legjendë e futbollit turk, Fernando Muslera mund të largohet nga Galatasaray në janar

12/20/2023 09:01
nga:Lorik J

Fernando Muslera mund të largohet nga Galatasaray në janar. Sipas asaj që raporton Fanatik, portieri, në Turqi që prej vitit 2011, ka një kontratë që skadon në qershor të vitit 2024 dhe për këtë arsye mund të vendos që të largohet në muajin e ardhshëm, për të marrë diçka nga shitja e tij.

37-vjeçari në fakt nuk është i sigurt se do të vazhdojë kontratën, duke mbetur edhe sezonin e ardhshëm në Stamboll.

Interesim për të ka shprehur, Nacional, një klub për të cilin ai ka luajtur tashmë në 2007, duke bërë gjithsej 4 paraqitje. Uruguaianët në fakt do të dukeshin gati për të paraqitur një ofertë për portierin, i cili kështu do të kthehej në atdheun e tij pasi kishte kaluar 12 vjet e gjysmë te Galatasaray dhe 4 vjet te Lazio.

/GazetaBlic Sport