Qytetarët e kanë mirpritur marrëveshjen e arritur në Ohër mes kryeministrit Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Blic.
“Ishalla është mirë nuk mendoj se ka punu diçka keq”, “Unë i besoj Kurtit dhe pasi po thotë kryeministri mendoj që është mirë” deklaruan disa qytetarë.
Ndërsa një tjetër qytetarë po thotë për “Gazeta Blic” se arritja e marrëveshjes është një lajm i mirë
“Është një lajm i mirë, Asociacionin nuk e ka nënshkru Albini por të parët që kanë qenë në Qeveri, ky duhet me i ba ato marrëveshje, Albini është patriot” deklaroi një tjetër qytetarë për kameran tonë.
Ndërsa dikush po thotë se s’ka marrëveshje fare përderisa nuk ka nënshkrim.
“S’ka pas kurrfarë marrëveshje, kurrfarë obligimi s’ka marrë as i joni as ai, pa nënshkrim s’ka marrëveshje”
VIDEO:


