Sporti

Është kombëtarja më e dobët n’botë | San Marino barazoi mbrëmë – e gjitha bota e futbollit po feston

03/25/2024 12:19
nga:Lorik J

Statusi i kombëtares më të keqe në botë merret troç në San Marino, pasi janë në vendin e fundit në renditjen e FIFA-s.  

Dje San Marino “shkroi historinë”. Lajmi i mirë është se San Marino nuk humbi, duke arritur të barazojë sërish pas dy vitesh, por para ndeshjes kishte njëfarë optimizmi në ajër për mundësinë e fitores ndaj ekipit të Karaibeve, me të cilin kishin humbur ditë më parë, 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

San Marinon arriti t’i japë fund këtij cikli negativ (12 humbje radhazi)… dhe barazimin pa gola të kësaj të diele e festoi si fitore.

Dhe performanca, sipas tifozëve vendas, e meritonte një triumf, por ishte vetëm një barazim dhe një rekord prej 96 minutash radhazi pa gol të pësuar.