Sporti

Është heroi i Arsenalit | Momenti kur David Raya bëri dy super pritje në minutën e 93’të ndaj Man United

03/09/2025 19:30
nga:Lorik J

Portieri spanjoll, David Raya ka bërë dy pritje spektakolare në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Manchester United.

Në sekondat e fundit të ballafaqimit, teksa rezultati ishte 1-1, Raya bëri dy pritje në goditjen e Bruno Fernandes, shkruan GazetaBlic Sport.

Padyshim këto pritjet e tij ishin vendimtare që “Topçinjtë” të dalin nga “Old Trafford” pa pësuar humbje.

Më poshtë keni pamjet e super pritjeve të tij: