Lajme

“Është hera e parë që një qeveri në mënyrë sistematike dhe pa kompromis e ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”

03/21/2022 12:43
nga:Gazeta Blic

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka theksuar se do të mbahen dy seanca: e para i kushtohet fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe, dhe seanca tjetër ka të bëjë me debatin parlamentar që PDK e ftuar kryeministrin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo e ka vlerësuar si tepër të suksesshme punën një vjeçare të Qeverisë Kurti.

Sipas Kusari- Lilës Qeveria Kurti ka avancuar edhe sa i përket barazisë gjinore, raporton Gazeta Blic.

“Është hera e parë që një qeveri në mënyrë sistematike dhe pa kompromis e ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka theksuar ajo/ Gazeta Blic

Një vjetori i “Qeverisë Kurti 2”, PDK fton Kurtin e Gërvallen në debat parlamentar