Euro2024

Është fantastik, N’Golo Kante thyen rekordin e madh në Kampionatin Evropian

07/02/2024 09:28
nga:Lorik J

Mesfushori i Al-Ittihad, N’Golo Kante, vazhdon të shkëlqejë në Kampionatin Evropian pasi luajti për Francën teksa mposhti Belgjikën për të arritur në çerekfinale të kompeticionit.

Kante tani është bërë lojtari me ecurinë më të gjatë të pamposhtur në historinë e turneut, duke thyer rekordin e ish-mesfushorit të Spanjës, Xavi Hernandez.

Sipas statistikave nga Squawka, Kante ka ecuri prej 12 ndeshjesh pa humbje në Kampionatin Evropian.

Mesfushor ka fituar shtatë ndeshje dhe ka barazuar pesë në 12 ndeshjet e Europianit për kombëtaren franceze.

Kante ka qenë lojtari kryesor i Francës deri tani, pasi në dy takime edhe u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.

/GazetaBlic Sport