Sporti

Është edhe dëshira e Messit, Luis Suarez mund të transferohet tek Inter Miami

07/22/2023 22:54
nga:Mergim Rreci

Inter Miami po shijon momentet e para nga “magjia” e Lionel Messi-t, me argjentinasin i cili dhuroi spektakël në debutimin e tij.

Megjithatë, drejtuesit e klubit po mendojnë ende për të përforcuar skuadrën dhe së fundmi ka lindur ideja e Luis Suarez.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe një mik i ngushtë, si jashtë, por edhe brenda fushës i Messi-t aktualisht aktivizohet në kampionatin brazilian me Germio-n.

Kontaktet e para kanë nisur me klubeve dhe 36-vjeçari është totalisht i hapur për këtë lëvizje.

Kështu, Inter Miami po ndërton një mini-Barcelonë, pasi në organikë aktualisht janë Messi, Jordi Alba dhe Busquets dhe ndoshta shumë shpejt edhe Luis Suarez.