Sporti

“Është e vështirë të shënon kaq shumë, Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave”, Mendes e çon në qiell portugezin!

12/27/2021 18:37
nga:Lorik J

Jorge Mendes, agjenti i Cristiano Ronaldos, foli në skenën e Globe Soccer Awards për çmimin e dhënë për lojtarin e tij.

Globe Soccer Award ka shpallur Cristiano Ronaldon golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave, përcjell GazetaBlic Sport.

Mendes mori çmimin për Cristiano Ronaldon, të fituar falë rekordit me golat e vitit të fundit.

“Është e vështirë të shënosh kaq shumë gola, vetëm ai mund ta bëjë këtë: Ai është më i miri i të gjitha kohërave”, tha shkurtimisht Mendes.

/GazetaBlic Sport