Sporti

“Është e vështirë të luash lojëra shtesë”, Bellingham flet për play-off të Champions League

22 ditë më parë
nga:Lorik J

Jude Bellingham u pyet në lidhje me Real Madridin që duhet të luajë në raundin e play-off-it të Champions League pas fitores ndaj Brest të mërkurën.

“Ne ndihemi shumë mirë për sa i përket mënyrës se si i shfrytëzuam shanset tona dhe ishim shumë më të organizuar në prapavijë”, tha fillimisht ai.

“Është e vështirë të luash disa ndeshje shtesë. Ne kemi pasur Kupën, Superkupën, ndeshjet tona në La Liga gjithashtu… Duket sikur jemi gjithmonë duke udhëtuar dhe duke luajtur, nuk është e lehtë.

“Edhe pse siç e kam thënë më parë, ky format i Ligës së Kampionëve do të ekzistojë për disa vite të mira, kështu që nuk ka kuptim të ankohemi për të”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport