Showtime

Është e mbushur me tatuazhe, Dafina merr vendimin e rëndësishëm

05/16/2021 16:12
nga:Gazeta Blic

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka spikatur gjithmonë për stilin e saj të veçantë në “look”.

Një ndër detajet që bien më shumë në sy në trupin e saj janë tatuazhet e shumtë në numër.

Së fundmi, Dafina ka vendosur të fshijë një tatuazh që kishte në gjoks.

Është e mbushur me tatuazhe, Dafina merr vendimin e

Ka qenë vetë këngëtarja që publikoi disa pamje se si duket pas fshirjes së tatuazhit, por nuk ka treguar pse e mori këtë vendim.

“I dua tatuazhet e mia! Artisti im i tatuazheve është më i mirë! Unë vetëm…çfarëdoqoftë”, ka shkruar Dafina në Instagram.