Lajme

“Është arritur pak përparim”, Borrell reagon përsëri, i dërgon porosi të veçantë Kurtit e Vuçiqit për veriun e Kosovës

05/02/2023 23:49
nga:G C

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi, raporton GazetaBlic.

Borrell thotë se gjatë takimit të sotëm është arritur pak përparim, por sipas tij duhet të qëndrojmë në kurs.

Borrell theksoi se të dyja palët duhet të punojnë që të kthehet serbët e Kosovës në institucione.

“Takimi i sotëm me @predsednikrs dhe @albinkurti kishte të bënte me zbatimin. Është arritur pak përparim, por ne duhet të qëndrojmë në kurs. BE-ja është e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Të dyja palët duhet të punojnë drejt kthimit të serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”, shkroi ai në “twitter”.