Lajme

Escobari dhe Lajçaku sot takojnë Osmanin dhe tre krerët e partive opozitare

06/06/2023 07:32
nga:Y I

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nga dje janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Takimin e parë ata e zhvilluan në mbrëmjen e së hënës me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Sot, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke nisur në orën 09:45.

Pos me Osmanin, dy emisarët do të takohen edhe me krerët e partive opozitare.

Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë për në Serbi, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Klan Kosova/