Lajme

Escobar viziton ambasadën e Kosovës në SHBA

10/21/2021 23:24
nga:M K

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, ka shkuar sot për vizitë në Ambasadën e Kosovës në SHBA.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga vet ambasada.

Escobar në takim është pritur nga u.d i ambasadorit në SHBA, Valdet Sadiku.

“Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti sot Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tonë. Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme!”, thuhet në postimin zyrtar të ambasadës.

Kujtojmë se Escobar në detyrën e tij po vazhdon të luaj rol aktiv në raportet dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje ishte ndër figurat kyçe që nxiti de-përshkallëzimin e situatës në veri që kulmoi me arritjen e marrëveshjes në Bruksel për targat.