Lajme

‘Escobar takon Osmanin sot dhe jo Kurtin’, analistët: Sinjal se SHBA-të nuk mund të injorohen!

03/13/2024 14:22
nga:Y I

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë.

Ai është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të takohet me kryeministrin Kurti.

Escobar e ka quajtur presidenten Vjosa Osmani, trashëgimtare të marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Escobar raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë takim dhe çfarë u diskutua ka folur për “Gazeta Blic” drejtori ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari.

Jashari tha se tashmë është e qartë se SHBA-të nuk kanë raporte të mira me kryeministrin Kurti.

Ai tha se i njëjti ka bërë të kundërtën e asaj çfarë SHBA-të kanë kërkuar por në fund duke lëshuar pe dhe dorëzuar.

“Tashmë është e ditur se SHBA nuk ka raporte të mira me Kurtin dhe kur flasin për raportet me Kosovën, flasin për raportet me popullin e Kosovës dhe jo me qeverinë Kurti. Raportet e ftohura të SHBA-ve, me z.Kurti, nuk janë sekret, pasi kanë folur dhe konfirmuar edhe zyrtarë shumë të lartë të administratës së SHBA-ve. Kjo pasi Kurti ka injoruar këshillat dhe rekomandimet e SHBA prej se ka ardhur në qeveri. Për me keq Kurti ka bërë pikërisht të kundërtën e asaj që SHBA ka kërkuar, duke zvarritur procese e shkaktuar kokqarje edhe pse, për të gjitha proceset ka lëshuar pe duke u dorëzuar por pasi ka prishur raportet me aleatët tanë”

Ai tutje tha se një vizitë e tillë në Kosovë dhe ‘refuzimi’ për të takuar kryeministrin Kurti, është sinjal se SHBA-të nuk mund të injorohen.

“Vizita e Escobar në Kosovë dhe refuzimi për ta takuar Kurtin është një sinjal i qartë se SHBA-të nuk mund të injorohet dhe se ata lider të cilët sillen me kokfortësi dhe me mospërfillje ndaj SHBA-ve, nuk mund të presin mirëkuptim dhe mbështetje nga SHBA-të. Ky është një lajm i keq për z.Kurti dhe për Kosovën që kjo qeveri ka sjellur vendin në këtë situatë, kur përveç që ska asnjë vizitë në SHBA –Shtepi të Bardhë, ai tani nuk takohet më nga zyrtar të SHBA-ve, as në Kosovë. Izolimi dhe përjashtimi i z.Kurti nga çdo takim i rëndësishëm i bënë dëm Kosovës dhe duhet që sa më parë të rishqyrtohen pozicionet dhe raportet me miq të kthehën në binar siq kanë qenë dikur” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”

Në lidhje me këtë takim foli për “Gazeta Blic” edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani.

Burjani tha se deklarata e Escobar për Osmanin ishte pozitive dhe se kjo ka rëndësi të madhe për marrdhëniet me SHBA-të.

Deklarata ishte pozitive, kjo ka rëndesi të madhe për marrdheniet me SHBA-të. Presidentja po luan rolin e lehtesueses në mes qeverisë dhe SHBA, mendoj se aleatët tanë po gjejnë pozitivitet tek politika që udhëheq presidentja.

Presidentja ka rol simbolik në shumë procese politike dhe ka kompetenca të limituars ne raport me ekzekutivin,pushtetet janë të ndara, presidentja ka 30 kompetenca kushtetuese shumica e tyre jane ceromoniale” tha Burjani për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Kur do të ndodhë takimi Escobar-Kurti, flasin nga Qeveria e Kosovës

Escobar e cilëson të rëndësishëm hapin e Kosovës për Manastirin e Deçanit

Raci: Edhe me miqtë ka diskutime të vështira, raportet me SHBA-të nuk janë lëkund asnjëherë!