I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka mohuar se SHBA, po tregohet e ashpër me Kosovën dhe e butë me Serbinë.
Escbobar, tha se çdo gjë që ShBA ka bërë në 15 vitet e fundit ka qenë në favor të Kosovës, i cili po ashtu e përmendi edhe kontributin e ShBA-së në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjet.
Tutje ai e ka përmendur edhe hapin e parë të anëtarësimit të Kosovës në KiE, e cila sipas tij është bërë me koordinim të aleatëve.
“Çdo gjë që kemi bërë në 15 vitet e fundit, ka qenë në favor të Kosovës. Serbia nuk donte ta njifte pavarësinë e Kosovës, dhe nuk dëshironte një fushatë për njohjen e pavarësisë. Serbia donte të ushtronte presion ndaj Kosovës ne nuk e kemi lejuar, Serbia nuk dëshironte zgjedhje ne nuk e kemi bërë këtë, Serbia dëshironte të thoshte se ato zgjedhje nuk janë legjitime ne i kemi njohur si legjitime. Nuk jemi të ashpër me Kosovën dhe të butë me Serbinë. Në KiE, kemi diskutuar në mënyrë uniltareale apo të njëanshme, kemi pasur koordinim për Kosovën. Nuk e shoh këtë krejt e kundërta”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se me Serbinë punojnë për stabilitet në rajon dhe jo për destabilitet. Ai u shpreh se ShBA vazhdimisht është angazhuar për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.


