Zëvendës-ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në Kosovë, do të takohet edhe me opozitën.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Blic se Ramush Haradinaj do t’i përgjigjet ftesës së emisarit amerikan.
“Po Ramush Haradinaj do të takohet me Gabriel Escobarin”, tha Lulëzim Blaka, drejtor i informimit në AAK.
Kujtojmë se, gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të vijë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kanë njoftuar se Emisari amerikan do të diskutojë për çështjen e dialogut si dhe për dinarin serb me krerët shtetëror të Kosovës.
Dinari do e sjell në Prishtinë edhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Departamenti Amerikan i Shtetit, duke bërë të ditur vizitën e emisarit amerikan ka thënë që temë diskutimi do jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Ardhja e tij në kryeqytetin kosovar po bëhet në një kohë kur raportet SHBA-Kosovë janë të tensionuara. /GazetaBlic/