I dërguari i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë këtë javë Kosovën.
Ky takim vjen pak ditë para takimit të Ohrit që mbahet me datën 18 mars.
Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, tha se kjo vizitë e nivelit të lartë po bëhet që të merret konfirmimi se në në takimin e Ohrit do të ketë pajtim për marrëveshjen .
Mushkolaj theksoi se pala kosovare duhet të ketë kujdes çfarë do të pranojë në planin e zbatimit.
“Vizita bëhet në kuadër të përpjekjeve të SHBA-ve për të marrë konfirmimin nga palet se në takimin e Ohrit do të ketë pajtim për marreveshjen dhe planin e zbatimit. Tashmë amerikanet e kane bërë të qartë se duan marreveshje sa më shpejt.Pala kosovare duhet te ketë kujdes se çfarë do të pranojë në planin e zbatimit dhe, po ashtu, të insistojë në garanci të forta nga BE dhe SHBA që marreveshja do të zbatohet. Pranimi i kesaj marreveshjeje kalimtare nënkupton stabilitet në rajon. Megjithate, Kosova duhet të ketë kujdes që, në emër të forcimit të subjektivitetit nderkombetar, të mos lejoje dobesimin e sovranitetit perbrenda territorit të vet”, deklaroi Mushkolaj për “Gazeta Blic”.
Imer Mushkolaj, Njohës i çështjeve politike
Ndërsa analisti politik, Gazmir Raci, thotë se ka hezitim tek pala serbe për nënshkrimin e marrëveshjes me 18 mars.
Raci e lidh këtë me faktin e inkuadrimit në momentet e fundit të emisarit special të SHBA-ve, Gabriel Escobar.
“Duket që diplomati amerikan është inkuadru në momentet e fundit para takimit sepse Serbia vazhdon të mos jetë e gatshme për ta pranuar planin franko-gjerman dhe sa kemi parë edhe dje Lajçak ka patur dy takime dje me presidentin Vuçiq dhe kjo po më len me kuptu që Serbia ende ka hezitime për t’i thënë P0 përfundimisht planit dhe aneksit për zbatim”
Ai tutje potencon se i gjithë presioni ndërkombëtar tashmë është mbi Serbinë.
“Kështu që duket se i gjithë presioni tashmë është drejtuar drejt Serbisë përderisa Kosova vazhdon të mbetet me qëndrimet e njëjta nga takimi i fundit në Bruksel që është pro planit franko-gjerman dhe që ka qenë e gatshme ta nënshkruaj edhe në takimin e Brukselit” tha Raci për “Gazeta Blic”
Gazmir Raci, Analist
Një mendim ndryshe lidhur me vizitën e Escobar në Kosovë në prag të takimit të Ohrit ka politologu, Arbnor Sadiku,
Sadiku tha për “Gazeta Blic” se i njëjti do të tregojë sanksionet që përfshijnë Kosovën ne rast se kjo e fundit refuzon një marrëveshje me 18 mars.
Escobar vie në Kosovë për të dhanë garancionet e SHBA-së, për mbeshtetjen e Kosovës lidhur me me pranimin e marrëveshjes për normalizim raportesh ne Serbinë, duke përfshirë edhe themelimin e asociacionit të komunave serbe. Dhe po ashtu për të treguar sanksionet që përfshijnë Kosovën ne rast se kjo e fundit refuzon një marrëveshje e cila rregullon në formë afatshkurtër raportet me Serbinë, si dhe jep shance Kosovës të afirmojë ma tej shtetesinë e saj” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”
Arbnor Sadiku, Politolog
Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot viziton Serbinë, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Escobar gjithashtu do të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
/Gazeta Blic/