Lajme

Escobar e takon opozitën pas orës 19:00- ‘Darka e Punës’ zhvillohet në Rezidencën e ambasadorit amerikan

08/23/2022 11:51
nga:Genita C

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë ku pritet të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqin.

Burimet e GazetaBlic kanë bërë me dije se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të zhvillojë takim me Escobarin në rezidencën e ambasadorit të SHBA-ve.

Ky burim brenda partisë më të madhe opozitare i tha GazetësBlic se, Krasniqi ka pranuar ftesë për takim si darkë pune në orën 19:00.

“Nuk dihet formati, por takimi është i ftuar pas orës 19:00 në Rezidencën e ambasadorit amerikan. Do të jetë një darkë pune”, tha ky burim.

Nuk dihet nëse në këtë takim do të jetë edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për medie se sot nuk do të ketë takim mes Escobarit dhe Kurtit.

“Nuk ka takim të paraparë për sot”, është shprehur Kryeziu.

Osmani takohet me Escobar në këtë orë

Bajrami për takimin e LDK-së me Escobarin: S’e dimë për çka do të flitet