Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, sot udhëtojnë në Beograd për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas paralajmërimeve nga presidenca serbe, Vuçiq së pari takohet me Lajçakun në orën 17:00 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit.
Në orën 17:30 është planifikuar takimi trepalësh Escobar, Lajçak dhe Vuçiq.
Escobar dhe Lajçak më herët biseduan me zyrtarët e Kosovës. Sipas disa paralajmërimeve, sot para nisjes për në Beograd ata duhet të takohen edhe me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.


