I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak kanë kërkuar që Serbia t’i lirojë menjëherë tre policët kosovarë qe gjenden në paraburgim në Serbi.
Këto deklarata ata i bënë në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Escobar tha edhe nëse policët janë rrëmbyer apo kanë hyrë gabimisht në territorin serb, ata duhet të lirohen menjëherë.
“Ne dëshirojmë që të shohim lirimin e menjëhershëm të tyre. Pozicioni ynë është, qoftë nëse janë rrëmbyer apo nëse janë gjetur gabimisht në territorin serb, ata nuk kishin qëllime të ishin atje, prandaj ata duhet t’u kthehen familjeve të tyre”, ka thënë Escobar.
Këtë qëndrim e përkrahi edhe Lajçaku.


