Showtime

“Erzi, Nerzi”, “Betrunti, Betrinti”,Beniada bëhet virale në rrjete sociale kur përmend emrat e këngëtarëve

12/14/2021 17:06
nga:Donika Fetahu

Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e këtij “Big Brother” e cila i ka surprizuar të gjithë me karakterin dhe sensin e saj të humorit.

Veçanërisht këto ditë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shkak janë bërë dy video shumë funny.

Ju e dini që Beniada jeton në Itali dhe jo vetëm ka probleme me shqipen por edhe me memorizimin e të gjithë emrave të personazheve publike dhe artistëve.

Pak ditë më parë teksa bisedonte me Meridianin ajo po fliste për artistët e saj të preferuar .

“Sa më pëlqen Betrini, Betrunti, Bentrinti!”- tha ajo derisa në fund ia gjeti emrin: Butrinti. Videoja u bë virale dhe shkaktoi shumë të qeshura te njerëzit.

Por, ajo që na shpëtoi është se modelja flet edhe për një artist tjetër që e pëlqen shumë. “Më pëlqen edhe ai këngëtari, që merret me HipHop. Erzi, Nerzi…ai ezmeri si e ka?” E kisha fjalën pikërisht për Noizyn, i cili qenka në listën e artistëve të saj të preferuar.