Ish futbollisti shqiptar, Ervin Fakaj thotë se lojtarët e Shqipërisë sonte duhet të jenë të qetë ndaj Andorrës.
Shqipëria dhe Andorra ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kundërshtari më i dobët, por në një ditë të tillë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të qetë. Jemi më lartë se kundërshtari, kemi sjellë situatën në këtë pikë, gjithçka varet nga ne”, tha Ervin Fakaj në emisionin “Kuqezi”.
“Sot është ditë e rëndësishme të realizojmë synimin tonë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se në rast të fitores nga kombëtarja shqiptare dhe humbja e Serbisë ndaj Anglisë, kuqezinjtë sigurojnë “Play Offin”.
/GazetaBlic Sport


