Sporti

Eros Grezda realizon një tjetër top transferim në merkato, transferon Antonio Mancen te kampionët e Singaporit!

07/31/2026 16:09
nga:Mergim Rreci

Menaxheri i njohur kosovar, Eros Grezda, vazhdon të zgjerojë ndikimin e tij në tregun ndërkombëtar të transferimeve, duke finalizuar një tjetër marrëveshje të rëndësishme.

Sulmuesi kroat Antonio Mance është transferuar te kampionët e Singaporit, Lion City Sailors, skuadër që këtë sezon do të garojë edhe në elitën e futbollit aziatik, në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Transferimi është kompletuar nga Grezda, i cili ka qenë njeriu kyç në realizimin e marrëveshjes.

Pas një sërë transferimesh të futbollistëve kosovarë në kampionatet evropiane, Grezda tashmë po e zgjeron rrjetin e tij edhe në kontinentin aziatik, duke dëshmuar se bashkëpunimet e tij nuk kufizohen vetëm në Evropë.