Sporti

Eros Grezda: I lumtur që Hoxha luan nga minuta e parë, është nga sulmuesit më të mirë që kemi

03/24/2025 20:13
nga:Lorik J

Eros Grezda, ish sulmuesi i kombëtares kuqezi ka komentuar ndeshjen e sotme Shqipëri – Andorrë,.

Grezda thotë se ndryshimet që ka bërë Sylvinho janë të guxishme, teksa shprehet i lumtur që Hoxha luan nga minuta e parë.

“Shpresojë në seriozitet maksimal të lojtarëve. Besoj që ndryshime kanë qenë të guximshme. Më pëlqen shumë sulmi, Arbër Hoxha është një nga sulmuesit më të mirë që kemi”, tha Grezda ndër të tjerash për emisionin Kuqezi.

Ndeshja starton nga ora 20:45 dhe luhet në “Air Albania”.

/GazetaBlic Sport