Ish sekretari i FFK’së, Eroll Salihu ka theksuar se Gramoz Vokrri e ka vendin në FFK pasi është një djalë mjaft i pjekur.
Eroll Salihu ka potencuar se do ta mbështesë gjithmonë Gramoz Vokrrin, pasi e ka obligim moral e shoqëror ndaj të ndjerit Fadil Vokrri, shkruan GazetaBlic Sport.
“Gjithmonë do të ketë mbështetjen time, e kemi obligim moral shoqeror ndaj të ndjerit Fadil Vokrri”, tha fillimisht Salihu në Kanal10.
“Gramoz Vokrri e ka vendin në FFK. Mjafton veç me dal një njeri i mirë dhe i ndershëm, kurgjo s’ka nevoje më shumë me ditë”, përfundoi Salihu.
Vlen të potencohet se Gramoz Vokrri ka shpallur kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke i deponuar 18 nënshkrime në zyret e FFK’së.
Zgjedhjet do të mbahen me 6 prill, anipse FFK ende nuk i ka çertifikuar kandidatët.
/GazetaBlic Sport/