Athletic Bilbao konfirmoi këtë të enjte rikthimin e Ernesto Valverde në komandën teknike, pas aventurave në klub në vitet 2003-2005 dhe 2013-2017.
Rikthimi i trajnerit në San Mamés ishte tashmë i njohur publikisht pasi Jon Uriarte, i cili kishte Ernesto Valverde si trajner për projektin e tij, u zgjodh president i baskëve të premten e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Ernesto Valverde, 58 vjeç, është trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e Athletic Bilbaos, me 306 ndeshje, dhe ka qenë i lirë që kur u largua nga Barcelona në janar 2020.
? Bienvenido de nuevo a tu casa, Ernesto.
Valverde ?⚪ Athletic Club #OngiEtorriValverde #AthleticClub ? pic.twitter.com/nSZK6S0MNy
— Athletic Club (@AthleticClub) June 30, 2022


