Sporti

Ernest Muçi, shënon gol në minutën e 100’të dhe kualifikon skuadrën e tij në Play Off të Conference League

08/17/2023 21:15
nga:E K

Skuadra e Legia Warsaw ka shënuar fitore 3:5 ndaj Austria Viennas në minutat e fundit të duelit, me ç’rast ka siguruar edhe kualifikimin në Play Off të Conference League.

Golin e pestë për Legian dhe kualifikimin tutje të ekipit polak e shënoi futbollisti kuqezi, Ernest Muçi.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi realizoi një supergol pas 100 minutave lojë.

Lojtari shqiptar ishte inkuadruar në lojë në minutën e 94’të dhe arriti të shënonte golin e fitores dhe të kualifikimit tutje në finalen e play-offit në UEFA Conference League.

Më poshtë keni golin: