Ernest Muçi vendimtar për Beshikashin në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Turqisë kundër Ankaragucu-së, që po zhvillohet në “Tupras Stadium” të Stambollit (ndeshja e parë ka përfunduar në barazim pa gola).
Sulmuesi i Kombëtares Kuqezi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 71-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes, dhe nëse Beshikashi nuk pëson në minutat e mbetura, do të shpallej fitues i Kupës.
Ja pamjet – VIDEO.