Legia e Varshavës ka fituar kundër Slavia Prague me rezultatin 2-1, duke u kualifikuar në grupet e Europa League.
Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi, u aktivizua në 10 minutat e fundit në vend të Emreli, i cili ishte heroi i polakëve me dy gola.
Ky kualifikim gëzon edhe Tiranën, pasi në marrëveshjen e shitjes së Mucit ka pasur klauzolë që u jep atyre bonus për një arritje të tillë.

/Abcnews.al


