Sporti

Ernest Muçi dhuron ‘show’ në fushë, asistim i bukur në Conference League

10/15/2026 20:59
nga:Mergim Rreci

Trabzonspor ka triumfuar 2-4 në transfertë ndaj KuPS, në ndeshjen e Conference League, me Ernest Muçin që la gjurmën e tij në këtë sukses.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 74-t dhe dhuroi një asistim fantastik për Franculinon, i cili vulosi fitoren e skuadrës turke.

Një tjetër paraqitje pozitive për Muçin, që po dëshmon se mund të jetë vendimtar edhe kur e nis ndeshjen nga stoli.

PAMJET – VIDEO.

/GazetaBlic Sport/