Lajme

Ermal Sadiku para Kuvendit të LDK-së: Delegatët të votojnë sipas bindjes, partia të forcojë opozitën

07/30/2026 15:57
nga:Genita C

Ermal Sadiku, pak para nisjes së Kuvendit të LDK-së, u ka bërë thirrje delegatëve që të votojnë sipas bindjeve të tyre dhe të respektojnë procesin demokratik për zgjedhjen e udhëheqjes së re të partisë, raporton GazetaBlic.

Ai ka deklaruar se do ta mbështesë çdo lidership që del nga Kuvendi, por ka kërkuar që LDK-ja të jetë një opozitë e fortë, e guximshme dhe proaktive ndaj Qeverisë së Vetëvendosjes.

Në reagimin e tij, Sadiku ka renditur një sërë kritikash për qeverisjen aktuale, duke përmendur dështime në ekonomi, energji, arsim, shëndetësi, investime, marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte strategjike.

Sipas tij, fokusi i Kuvendit duhet të jetë jo vetëm zgjedhja e kryetarit, por edhe ndërtimi i një alternative bindëse për qeverisjen e Kosovës.