Ermal Sadiku ka kritikuar politikat buxhetore të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se bujqësia ka marrë mbështetje dukshëm më të madhe se sektori i teknologjisë, inovacionit dhe kërkimit shkencor.
Sipas tij, në 10 vitet e fundit janë ndarë mbi 300 milionë euro për grante dhe subvencione në bujqësi, ndërsa për ICT dhe inovacion më pak se 30 milionë euro. Sadiku ka theksuar edhe nivelin e ulët të investimeve në kërkim dhe zhvillim, duke argumentuar se rezultatet në eksporte dhe rritjen e sektorit të ICT-së nuk janë reflektuar në politikat buxhetore.
Ai ka deklaruar se buxheti tregon më qartë se cilat janë prioritetet e një qeverie.


