Sporti

Ermal Krasniqi: Titulli me Ballkanin diçka speciale për mua, në Evropë do ta japim maksimumin – nuk i frikësohemi askujt

05/04/2022 18:38
nga:L J

Ballkani është kampion i Kosovës në futboll për sezonin 2021/22.

Klubi nga Suhareka ka fituar titullin kampion për herë të parë në histori. Suharekasit kanë 70 pikë – 11 më shumë se Gjilani në vendin e dytë dhe tashmë edhe zyrtarisht janë shpallur kampion të Superligës së Kosovës në futboll për edicionion 2021/22, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti kyç i Ballkanit këtë sezon, Ermal Krasniqi u shpreh tejet i lumtur me titullin kampion, teksa e konsideroi atë si diçka speciale.

“Jam i lumtur pasi të bësh një histori kaq të madhe dhe të shikosh gëzimin e njerëzve në qytetin e Suharekës për mua është diçka speciale”, tha fillimisht Ermal Krasniqi për ‘GazetaBlic Sport’.

Sa i përket ndeshjeve në arenën ndërkombëtare, Krasniqi tha se nuk i frikësohen asnjë ekipi, teksa përvoja e Ilir Dajës thotë se do t’i ndihmojë.

“Jam shumë i lumtur qe me kontributin tim kam arritur t’i shërbejë ekipit që të arrij objektivin e madh. Ne nuk i trembemi asnjë ekipi sidomos me një trener që e ka provouar më parë evropën, do të japim maksimumin, se a do të jetë e mjaftueshme – do e shohim në vazhdim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport