Sporti

Ermal Krasniqi projektohet si titullar për ndeshjen e sotme të Sparta Prague në Ligën e Kampionëve

08/06/2024 16:39
nga:Mergim Rreci

Në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Champions League, Sparta Prague do të presë FCSB mbrëmjen e sotme.

Skuadra vendase ka nëntë pikë pas tre javësh në ligën kryesore të Republikës Çeke , ndërsa vizitorët kanë dy pas tre ndeshjesh në Liga 1 të Rumanisë, transmeton GazetaBlic Sport.

Nikoqirët mposhtën Shamrock Rovers me rezultat të përgjithshëm 6-2 në raundin e mëparshëm kualifikues të Champions League, pasi fituan ndeshjen e parë 2-0 më 23 korrik dhe të dytën 4-2 më 30 korrik.

Për skuadrën çeke nga minuta e parë pritet të luajë edhe sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi. Ai u transferua tek Sparta në merkaton e verës, por që është përshtatur në mënyrë fantastike.

Ja formacionet e mundshme të ndeshjes që luhet me fillim nga ora 20:00.

Formacioni i mundshëm startues i Sparta Pragës:
Jensen; Vitik, Sorensen, Zeleny; Wiesner, Sadilek, Laci, De Albeniz; Danek, Olatunji, Krasniqi

Formacioni i mundshëm fillestar i FCSB:
Tarnovanu; Cretu, Dawa, Ngezana, Radunoviç; Sut, Lixandru; Stefanescu, Olaru, Baluta; Miculescu

/GazetaBlic Sport/