Sparta Praga dje ka luajtur baraz ndaj FK Jablonec 1:1, në xhiron e parë të sezonit të ri, 2025/26 në futbollin çek.
Ermal Krasniqi ishte startues, teksa Albion Rrahmani u aktivizua në pjesën e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.
Krasniqi kishte rast të artë shënimi në pjesën e parë, por pasi e kaloi portierin, dështoi keq me goditjen e tij, në portën e zbrazur.
Rrahmani poashtu nuk bëri diçka në ato minuta sa luajti, duke mos lënë shenj pozitive as në këtë duel (0 driblime, 1 goditje në portë, 1 goditje e bllokuar, 1 faul, 6 herë e humbi topin nga 19 prekjet që i pati gjithsej).
Ja pamjet nga ndeshja:


