Futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi sot ka kompletuar transferimin e tij në Rumani tek skuadra e madh, Cluj.
24 vjeçari ka kompletuar transferimin e tij nga Ballkani në ekipin e Clujit në ditën e sotme, ku edhe është zyrtarizuar në ambientet e klubit të madh rumun, shkruan GazetaBlic Sport.
Menaxheri i tij, Kastriot Telaku ka zbuluar për “GazetaBlic Sport” se Krasniqi kishte oferta edhe nga klube tjera evropiane.
“Ka pasur edhe oferta të tjera, kemi qenë në bisedime me disa klube nga Franca, Hungaria, Turqia dhe Çekia. Gjithashtu ne si agjension për menaxhimin e lojtarëve “KTmanagment”, duhet të falënderojmë klubin e FC Ballkanit për korrektësinë e treguar ndaj lojtarit dhe ndaj nesh, gjithashtu në hapat e parë të karrierës së Krasniqit ishte edhe profesor Bylbyl Sokoli, ku ai si 19 vjeçar i besoi dhe e ndihmoi shumë në rritjen e tij”, përfundoi pronari i KT Managment, Kastriot Telaku.
Kujtojmë se nën menaxhimin e “KTmanagmets” janë edhe disa futbollistë të njohur kosovar si Albion Rrahmani, Altin Aliu, Drilon Hazrollaj, Krenar Dulaj, Arian Telaku.
/GazetaBlic Sport


