Sporti

Ermal Krasniqi i shënon gol të bukur ish-klubit të tij në Rumani

05/05/2024 21:49
nga:E K

Skuadra e Rapid Bucurestit është duke luajtur ndaj CFR Cluj në ndeshjen e vlefshme për raundin e tetë në fazën Championship Group.

Tri gola janë shënuar në 30 minuta lojë. Të parin e realizoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi.

Krasniqi shënoi në minutën e 16’të një gol tejet të bukur nga distanca.

Futbollisti kosovar zgjodhi të mos e festonte golin, pasi ka luajtur për klubin e CFR Cluj.

Kurse goli i barazimit dhe të epërsisë skuadra e Cluj e realizoi me anë të Birligae dhe Otele në minutat 20’të dhe 30’të.