Sporti

Erling Haaland zgjedh tre futbollistët më të mirë në botë

01/27/2022 15:31
nga:Mergim Rreci

Në moshën 21-vjeçare, Erling Haaland është tashmë një nga emrat më të përfolur dhe më të lakmuar të futbollit botëror, me paraqitje mbresëlënëse dhe mbi të gjitha gola të shumtë për Borussia Dortmundin dhe kombëtaren norvegjeze.

Në një intervistë për Viaplay, Haaland theksoi se cilët, sipas tij, janë tre lojtarët më të mirë në botë sot:

“Është një pyetje e mirë. Nëse do të ishte viti i kaluar, do të thosha Lewandowski. Po, Lewandowski si numër një. Pastaj, për mua, edhe Benzema ka qenë fantastik. Por të njëjtën gjë mendoj edhe për Messin, i cili ka qenë i shkëlqyer. Pra, mendoj se Benzema dhe Messi do të ndajnë vendin e dytë dhe të tretë”, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se këtë sezon, sulmuesi i ri norvegjez ka shënuar tashmë 23 gola dhe 10 asistime në 21 ndeshje me Borussia Dortmund.

/GazetaBlic Sport/