Sporti

Erling Haaland regjistron një statistikë të jashtëzakonshme me fanellën e Manchester Cityt

03/14/2023 22:00
nga:Mergim Rreci

Manchester City kaloi herët në avantazh në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-tave ndaj Leipzig. The Citizens shfrytëzuan një penallti me Erling Haaland që nuk gaboi në minutën e 22-të nga 11-metrat duke ndezur atmosferën në Etihad Stadium.

Dy minuta më pas ishte sërish norvegjezi që realizoi sërish, këtë herë i ndihmuar edhe nga De Bruyne. Mesfushori goditi fort dhe topi iu kthye Haaland që nuk fali nga pranë portës.

Në fund të pjesës së parë, Haaland gjen sërish rrugën e rrjetës dhe kompletoi ‘hat-trickun’, duke i dhënë epërsinë prej 3 me 0 Cityt.

Norvegjezi ka shënuar pesë ‘hat-trick’ për Manchester City në të gjitha garat këtë sezon, që është një statistikë e jashtëzakonshme.