Sporti

Erling Haaland kusht Dortmundit, dëshiron pagën më të lartë në histori të klubit

11/15/2021 16:59
nga:E K

Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland ka shumë kërkues në Evropë (Real Madrid ose PSG, për shembull), por kushdo që dëshiron të ketë ndërkombëtarin norvegjez do të duhet të hapë kasafortat.

E përditshmja gjermane Bild raporton se sulmuesi 21-vjeçar i ka kërkuar klubit të Bundesligës, por edhe çdo skuadre që dëshiron ta nënshkruajë, një pagë prej 30 milionë euro në vit, që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Dortmund po heziton të paguajë një pagë kaq të lartë vjetore për sulmuesin 21 vjeçar.

Klubi gjerman nuk janë të gatshëm të paguajnë atë më shumë se 18 milionë euro në vit.

/GazetaBlic Sport/