Pep Guardiola ka zbuluar se Erling Haaland së fundmi është bërë baba, pasi partnerja e tij Isabel Haugseng Johansen solli në jetë fëmijën e tyre të parë.
Spanjolli tha të dielën: “Ndonjëherë Erling është gjykuar keq, por është pjesë e futbollit. Ai është i lodhur, ka luajtur shumë minuta.
“Ai është bërë baba për herë të parë në ditët e fundit, shumë emocione dhe ditë emocionuese për të”.
Haaland i dha fund agjërimit të golit duke shënuar në fitoren 2–0 të Manchester City ndaj Leicester City, duke shënuar golin e tij të 14-të të sezonit në Premier League.
Guardiola mbrojti Haaland mes kritikave të fundit, duke vënë në dukje rëndësinë emocionale të ditëve të fundit për sulmuesin.
/GazetaBlic Sport