Sporti

Erjon Kastrati pritet të jetë basketbollist i Trepçës, largohet nga Golden Eagle Ylli

06/23/2022 19:45
nga:Mergim Rreci

Njëri nga basketbollistët më të mirë kosovarë i viteve të fundit, Erjon Kastrati pritet të bëhet me skuadër të re.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, basketbollisti 27 vjeçar pritet të zyrtarizohet shpejtë si lojtar i nën-kampionit të Kosovës, Trepçës.

Burimet kanë treguar se vetëm disa detaje e ndajnë Kastratin nga marrëveshja me klubin mitrovicas, të cilin sivjet e mposhti me Yllin në seri finale për titull të kampionit kosovar.

Skuadra e Trepçës pritet që shpejtë ta konfirmojë transferin e Kastratit në radhët e veta.