Showtime

Erjola sqaron pse përgatiti hallvën e “vdekjes”: Meritoni la të nënkuptuar se kam flirtuar me të

03/02/2024 22:42
nga:Sh R

Një ndër situatat më tensionuese gjatë javë në BBVA ishte veprimi i banores Erjola Doçit, e cila përgatiti hallvën e “vdekjes” për çiftin Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, që i konsideronte tashmë “të vdekur”.

Ky veprim i moderatores brenda shtëpisë kishte ngjallur mjaft reagime madje u diskutua edhe në prime-in e së shtunës.

Erjola e arsyetoi këtë veprim duke thënë se gjatë debateve të vazhdueshme Meritoni la të nënkuptuar se kishte pasur flirt mes tyre.

“Ndryshe nga debatet e mia, këtë herë vendosa të isha e ftohtë, sepse kur kam pasur debatet me Ilnisën i kam mbajtur mend. Kulmi u arrit kur Meritoni la të nënkuptuar se ne kemi pasur një flirt me njëri-tjetrin. Lëndimin që më ka bërë kur më përmendi edukatën që më kanë dhënë prindërit, unë nuk ia harroj. Hallvën unë s’ia bëra për qejf”, potencoi moderatorja Doçi gjatë prime-it.

“Vazhdoj të jem në ankth se e dija se çfarë trazire do të shkaktonte. Unë e di se sa keq janë ndjerë familja ime kur i ka përmendur prindërit. Kjo ishte një hakmarrje. Të jem e sinqertë kam ditë që e mendoj që kur ndodhi incidenti me tiganin. Më ka lënduar”, theksoi tutje ajo.