Showtime

Erioni dhe Mikela nxjerrin “të palarat” e produksionit të “Për’puthen”

04/10/2022 15:10
nga:Donika Fetahu

Mikela dhe Erjoni kanë dalë çift mbrëmjen e djeshme gjatë “Për’puthen Prime”.

E njëra ndër surprizat e mëdha të Erionit për Mikelën ishte një këngë.

Por një detaj sërish ka nxjerrur bllof produksionin e “Për’puthen”.

Gjatë spektaklit ai u shpreh se ishte një këngë dedikuar Mikelës dhe ajo bëri si shumë e surprizuar.

Mikela jo vetëm që e dinte por e kishte mësuar e këngën përmendësh.

E ky detaj ngreh dyshime se Mikela ka qenë në dijeni për këngën.

Ndryshe produksioni i “Për’puthen” është përballur shpesh me akuza se nuk janë realë.