Lajme

Erion Veliaj për Ilir Metën: “Kalon shumë kohë banaqeve, gjysmë i dehur”, Presidenca i përgjigjet ashpër

04/09/2022 11:34
nga:Astrit Gashi

Presidenca e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me akuzat që Erion Veliaj bëri sot në drejtim të Presidentit, Ilir Meta, duke thënë mes të tjerave, se kalon shumë kohë banaqeve, gjysmë i dehur.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Metës, përmes zëdhënësit Tedi Blushi i cili shkruan se Veliaj po përdoret si ‘qen sulmi nga Rama’.