Lajme

Erion Veliaj kërkon lirimin në Apelin e GJKKO, gjykata shtyn vendimin për nesër

03/11/2025 18:03
nga:Sh R

Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër vendimin për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili kërkon lirimin nga qelia.

Avokatët kanë kërkuar që të njihen me provat e reja.

Erion Veliaj mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” që prej datës 12 shkurt nën akuzën se ka konsumuar dy vepra penale “korrupsion pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.