Kreu i Bashkisë së Tiranës doli pas pesë orësh qëndrimi në ambientet e SPAK.
Veliaj nuk preferoi të bënte komente për paraqitjen atje ndërkohë tha se do të fliste në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës sot në orën 16:00.
Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK në orën 08:55 dhe doli nga Prokuroria në orën 14:12 dhe besohet se është marrë në pyetje mbi hetimin pasuror ndaj familjarëve të tij të nisur nga Prokuroria e Posaçme.
Kujtojmë se javën e shkuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK në banesën dhe biznesin e saj.
GJKKO rrëzoi gjithashtu dhe kërkesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK.
Kontrollet u ushtruan dy javë më parë me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa është bashkëthemeluese.
Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij.
/Euronews Albania/