Sporti

Eriksen: Po stërvitem që të jem në top formë kur ta gjejë skuadrën e re

01/25/2022 18:04
nga:L J

Pa luajtur që nga ataku kardiak i pësuar në Euro-2020, Christian Eriksen ka qenë duke u stërvitur në ekipin e dytë të Ajax-it me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në formë, për të qenë gati kur të krijohet mundësia për të konkurruar.

Lojtari është parë ditën e sotme duke stërvitur me ekipin e dytë të Ajaxit, që të mbajë vetën në formë të mirë fizike, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë e njoh Ajaxin, është si të kthehem në shtëpi, sepse kam qenë këtu për një kohë të gjatë”, tha 29-vjeçari danez, i cili nga viti 2008 deri në 2013 ishte në klubin holandez.

“Dua të jem sërish në formën maksimale sa më shpejt që të jetë e mundur, që sapo të gjej një klub të ri të jem mirë mirë fizikisht”, nënvizoi mesfushori.

Vlen të theksohet se ditëve të fundit është raportuar se ai mund t’i bashkohet Brentfordit në Premierligë.

/GazetaBlic Sport