I intervistuar nga BBC, Christian Eriksen, ish-mesfushori i Interit, tani në Brentford, foli për ditën tashmë të njohur të 12 qershorit 2021, kur u rrëzua përtokë dhe pësoi një atak në zemër.
Lojtari rikthen disa momente: “Në atë moment nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur, më pas më erdhën në kokë këto pyetje: ”A më ndodhi diçka me këmbët e mia? A e kam thyer shpinën? A mund ta ngre këmbën? Me të vërtetë më kujtohet gjithçka për ato momente, përveç 5 minutave kur u largova nga kjo botë derisa u rikthyen rrahjet e zemrës.”
“Pasi më thanë se kishin kaluar pesë minuta, përndryshe mbaj mend gjithçka: rivënien, topin që më goditi gjurin dhe më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Pastaj u zgjova me njerëzit rreth meje dhe ndjeva presionin në gjoks, u përpoqa të merrja frymë dhe pastaj u zgjova, hapa sytë dhe pashë njerëzit rreth meje, nuk e kuptova vërtet çfarë po ndodhte. Në atë moment nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur. Pastaj në ambulancë dëgjova dikë që thoshte “sa kohë ka qenë pa ndjenja”, përgjigja ishte “pesë minuta” dhe kjo ishte hera e parë që ndjeva ishte pa ndjenja”.
/GazetaBlic Sport


