Sporti

Erik ten Tag monitoron situatën e Mason Mount, kërkon transferimin e tij tek Manchester United

06/01/2022 08:36
nga:Mergim Rreci

Trajneri i ri i Manchester United, Erik Ten Hag, do të monitorojë situatën kontraktuale të Mason Mount në Chelsea.

Sipas The Sun, negociatat mes Chelseat dhe Mason Mount për rinovimin e kontratës janë në amulli, për shkak të situatës së klubit, i cili tashmë është blerë nga milioneri Todd Boehly, përcjell GazetaBlic Sport.

Manchester United tashmë do t’ia ketë kaluar informacionin agjentit të lojtarit për faktin se ata janë të interesuar për nënshkrimin e tij.

Ten Hag e njeh shumë mirë potencialin e tij, pasi më parë ka kaluar kohë si huazim me klubin holandez Vitesse.

23-vjeçari anglez ka kontratë me blutë deri në vitin 2024.

/GazetaBlic Sport/